Dita ndërkombëtare e punës u shënua me protestë të 1 majit dhe kërkesa drejtuar qeverisë së re

Dita ndërkombëtare e punës u shënua me protestë të 1 majit dhe kërkesa drejtuar qeverisë së re

Rritje të rrogave në sektorin privat dhe atë publik, rrogë minimlae në shumë prej së paku 450 eurove në 100 ditët e para të qeverisë së re, pagesë të shpenzimeve për ushqim në vlerë prej 20 për qind të rrogës mesatare dhe pagesë të shpenzimeve për transport, kërkoi Lidhja e sindikatave në protestën e sotme organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës.

MARKETING

Me parulla të ndryshme dhe brohoritje të zëshme, protesta filloi nga godina e LSM-së drejt Kuvendit.

“Sot jemi këtu tu themi atyre që do të ulen në përbërjen e re pas nesh se nuk mund të vendosin për ne, pa neve. Ne punëtorët zgjedhim dhe prej tyre presim nga ata ti përmbushin kërkesat tona dhe mos të bëjnë vetëm për vete, mos ta keqpërdorin flamurin Evropian kur është në dëm të qytetarëve, kurse për 24 orë të votojnë 78% rritje të pagave të tyre, kurse ne të vuajmë!”, tha Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së

“Maqedonia ka shpëtim, por të rinjtë patjetër ti kthejmë nga gjitha shtetet e botës sepse vendi i vetëm për jetë dhe prosperitet është kthimi i rinisë në vendlindje nga e gjithë bota. Të jetoj Maqedonia”, tha Goce Dellçev Todev, Sindikata e pavarur e policisë.

Marshi vazhdoi drejt objektit të Odës ekonomike, të përfaqësuesve të bizneseve private.

“Tu kthejmë shpinën të bosëve që janë pas nesh, të cilët tani janë në Greqi apo Turqi me pushime. Ta dinë që pa neve nuk munden, ta dinë se ky shtet dhe kompanitë janë ndërtuar nga gjaku dhe djersa e punëtorëve”, u shpreh Ivan Peshevski, nënkryetar i LSM-së.

Marshi vazhdoi drejt Qeverisë. Rrugët ishin të bllokuara dhe turma monitorohej në forca të shumta policore

 

MARKETING