KSHZ-ja nuk e pranoi ankesën për votimin në Likovë

KSHZ-ja nuk e pranoi ankesën për votimin në Likovë
Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot në mbledhje vendosi të mos e pranojë ankesën për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit, të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës.

Me propozim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, u hap materiali i besueshëm zgjedhor nga ky vendvotim dhe me atë rast, siç tha, mungojnë dy fletëvotime dhe prandaj kërkoi që votimi në këtë vendvotim të anulohet dhe të shkarkohet Këshilli zgjedhor.

MARKETING

Nënkryetarja e KSH-së, Ditmire Shehu tha se votimi anulohet vetëm nëse ka numër më të madh të fletëvotimeve në kutinë e votimit, gjë që nuk ishte ashtu.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, ndërkaq ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të ndarë.

Në mbledhjen e KSHZ-së u pranuan edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjehdjeve parlamentare më 8 maj.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko përkujtoi se nesër, më 30 prill, në mesnatë përfundon afati për paraqitje të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, me parashtrimin e dokumentacionit adekuat mjekësor në Komisionet komunale zgjedhore. Gjithashtu ai theksoi se kërkesat e pranuara të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit janë valide për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

MARKETING