Në kohë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Ohër dhe Debërc, votimi zhvillohet pa ndërprerë

Në komunat Ohër dhe Debërc të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, votimi zhvillohet pa ndërprerë dhe pa kurrfarë parregullsi.
MARKETING
Sipas informatave të KZK-së Ohër, në kohë në orën 07:00 janë hapur të gjitha 87 qendrat e votimit, ashtu që qytetarët munden pa ndërprerë ta japin votën e tyre për ndonjërin nga shtatë kandidatët për president të shtetit.
Siç iinformojnë nga KZK Debërc, janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Komunë, ndërsa votimi zhvillohet pa ndërprerë.