Champions League garanton emocione, formacionet City-Real dhe Bayern-Arsenal

Champions League mëson sonte dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste. Fokusi është te ndeshja Manchester City-Real Madrid, ku të dyja skuadrat do diskutojnë një biletë për në fazën tjetër, pas atij barazimi 3-3 me ndeshjen e parë. Si Guardiola, ashtu edhe homologu Ancelotti kanë vendosur për titullarët. Sfida do të luhet në Etihad Stadium (Manchester) dhe do të gjykohet nga italiani Orsato.
Pas barazimit 2-2 në aktin e parë ndaj Arsenal, Bayern Munchen synon suksesin ndaj Gooners në Allianz Arena (Munich). Gjermanët vijnë në këtë takim me 6 mungesa, ndërsa anglezët nuk kanë të disponueshëm Timber.