Policia në Shkup gjoba për 137 shoferë, 43 për tejkalim të shpejtësisë

Policia në Shkup gjoba për 137 shoferë, 43 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 137 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej gjobave të shqiptuara 43 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 për kalim në semafor të kuq, katër gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.
“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojmë deri tek të gjithë vozitësit që ti respektojnë rregullat e trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING