Iftari tradicional i boshnjakëve në f. Orizare të Epërme të Velesit
Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, mbrëmë ishte pjesëmarrës në iftarin tradicional të komunitetit boshnjak në fshatin Orizare të Epërme të Velesit, ndërsa organizator të këtij eventi ishin shoqata “Zëri i Orizares”.
Në këtë iftar morën pjesë kryeministri i vendit Talat Xhaferi, ambasadori i Turqisë në Shkup Fatih Ulusoy, kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP), dhe njëherazi edhe kandidat për deputet Bejxhan Iljaz, kryetari i Lidhjes Demokratike të Boshnjakëve, Munir Kolashinac, si dhe shumë mysafirë nga komunitete tjera të vendit.