Furkan Saliu demanton se ka sulmuar policët, detaje nga reagimi i tij
Në portalin e tij, (PortalX) Furkan Saliu ka reaguar për situatën e krijuar lidhur me arrestimin e tij. Ai thotë se ende është në stacion policor, ndërsa siguron se nuk ka sulmuar asnjë polic, raporton SHENJA.
Ja dhe statusi i tij I plotë:
Përshëndetje,
Jam Furkan Saliu.
Për shkaqe objektive nuk mund të shkruaj në profilin tim personal. Për momentin po mbahem në stacionin policor në Avtokomandë.
Më vjen keq që me sjelljen time ndoshta kam ndikuar që situata të eskalojë që në fund të përfundoj në pranga. Më vjen keq edhe nëse ju kam deshpëruar juve që keni besuar në punën time. Ju siguroj që unë nuk kam sulmuar polic.
Edhe pse gjithçka ka qenë e xhiruar, policia i ka fshirë materialet në stacion policor.
Sa i përket armës që është gjetur në veturën time… Arma është me leje dhe është gjetur në veturën time. Gjatë arrestimit tim telefoni, çelësat me kanë rënë prej xhepi dhe kameramani im i ka marrë.
Pa urdhër të gjykatës dhe pa qenë unë prezent si pronar i veturës është kontrolluar nga njesiti special.
Vepra e cila më ngarkohet, sulm ndaj nëpunesit policor nuk mban ujë dhe asnjëherë nuk mund të dëshmohet. Faleminderit për përkrahjen dhe shpresoj se do shihemi shumë shpejt.