(VIDEO) Dy blloqet shqiptare përballen verbalisht për çështjen e Lotarisë shtetërore
Partitë opozitare të bashkuara në koalicionin VLEN kanë ngritur sërish dyshime për kepërdorime milionëshe të krerëve në BDI-së në rastin e tenderëve të Lotarisë Shtetërore. Fari Hiseni, përfaqësues i koalicionit VLEN, ka kërkuar llogari për këta tenderë.
FARI HISENI, PËRFAQËSUES I KOALICIONIT VLEN
“E përsërisim, bëhet fjalë për porosinë e 2100 VLT terminaleve për kazinot me vlerë rreth 23 milionë euro, dhe porosinë e 2000 karrigeve për kazinot që duhet të kushtojnë rreth gjysmë milioni euro? Pyesim publikisht, në xhepat e kujt përfundon kjo shumë e madhe parash kur qytetarët luftojnë për të siguruar bukën e gojës?. Pyesim publikisht Artan Grubin dhe BDI Lotarinë nëse janë shpenzuar më shumë se 75 milionë euro për kazino dhe lojëra fati vetëm për mandatin kur Grubi ka qenë zëvendëskryeministër i parë i vendit?
Lidhur me paralajmërimin e Lotarisë Shtetërore për padi, Iseni deklaroi se asnjë formë presioni dhe kërcënimi nuk do të mund t’i pengojë, siç thonë ata, në ekspozimin e të vërtetës për këtë çështje.
Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka mohuar çdo përfshirje të eksponentëve të saj në furnizimin e Lotarisë së Maqedonisë së Veriut me aparate të reja për lojërat e fatit. Nga BDI thonë se pikërisht opozita që nuk e votoi projket ligjin për Lojërat e Fatit, që sipas BDI-së mundëson mbylljen e lojërave të fatit.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Opozita e pa udhë, në shërbim të agjendës pro-ruse, vazhdon përpjekjet për përçarjen e shqiptarëve duke përdorë lajme të rreme dhe shpifje, gjithmonë në shërbim të si VMRO-së dhe Levicës. Është pikërisht Izet Mexhiti dhe disa deputetë shqiptarë të rreshtuar në agjendën ruse ata që nuk e votuan Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit edhe përkundër thirrjeve dhe kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz”
Bdi thekson se qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit.
/SHENJA/