Ilir Hasani: Misioni i bllokut shqiptar është që ta dërgojë Maqedoninë në BE

Ilir Hasani: Misioni i bllokut shqiptar është që ta dërgojë Maqedoninë në BE

Mjeku Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se teza e tyre Jo Rusisë, dhe Po Evropës, është shumë reale, objektive, dhe shfaq një orientim politik.
Ai tha se është një gjë të cilën dëshirojnë ta potencojnë.
“Vetëm dëshirojmë ta theksojmë orientimin tonë dhe rrugë veprimin tonë të cilin e kemi bërë viteve të fundit, ta potencojmë se tani është koha që duhet shtetin tonë ta ngrehmi, dhe kjo është misioni i bllokut shqiptar që nesër do të jetë në qeveri. Shpresoj që nuk ka shqiptarët që nuk do të kishte me bo maksimumin që ta ngrejë Maqedoninë në Evropë”, tha Hasani.
Hasani tha se ata e kanë dëshmuar se kanë orientim të pastër Europian këto 22 vite dhe këtë e dëshmon edhe miqësia me SHBA-të.
“Nuk ka të bëjë asnjë element e cila e ve në dyshim këtë orientim të pastër pro evropës dhe SHBA-së, dhe mendoj se gjithmonë si partner kemi qenë afër tyre, por edhe ato afër nesh”, tha mes tjerash Hasani.

MARKETING