Ministria e Drejtësisë kërkon nga Oda e Përmbaruesve të hetojë sjelljen e përmbarueses së dhunshme

Ministria e Drejtësisë kërkon nga Oda e Përmbaruesve të hetojë sjelljen e përmbarueses së dhunshme

Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari dhe nëse ka shkelje të mundshme të Ligjit për përmbarim dhe Kodeksit të etikës profesionale të përmbaruesve, të ndërmerren masat e duhura.
“Si Ministri e Drejtësisë, theksojmë se përmbaruesi është i detyruar që në sjelljen e tij ndaj publikut të veprojë duke shfaqur afirmim dhe respekt për veprimtarinë e përmbaruesit, të mos sillet në mënyrë ofenduese, të jetë i durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm, si dhe t`i respektojë palët dhe dinjitetin e tyre
Përmbaruesit janë të detyruar ta zbatojnë Kodeksin e etikës profesionale të përmbaruesve i cili paraqet përmbledhje të standardeve të shkruara për sjellje dhe veprim të përmbaruesve në kuadër të kryerjes së veprimtarisë së vet, gjegjësisht gjatë zbatimit të Ligjit për përmbarim”, thuhet në njoftimin e ministrisë së drejtësisë.

MARKETING