Taravari prezanton kabinetin e tij presidencial: Profesionistë të tillë do ta ndriçojnë edhe më shumë kauzën tonë
Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare, Arben Taravari, në konferencë për media, ka prezantuar kabinetin e tij presedencial, dhe tha se epiqendra e fushatës së tij është në bashkim dhe ndryshim.
“Slogani jonë ndryshimi ja vlen ishte rezultat i një vullneti të fuqishëm dhe shumë pritur të shqiptarëve që me përkushtim dhe palëkundshmëri synon gjithë përfshirjen dhe bashkëpunimin mbipartiak. Presidenca ime do të udhëhiqet nga vlerat evropiane duke siguruar që çdo vend të jetë i bazuar në parimet e bazuara të demokracisë, barazisë dhe drejtës njerëzore”, ka deklaruar Taravari, raporton SHENJA.
Ai tha se në kabinetin e tij do të ketë ekspert të fushave të ndryshme, ndërsa përmendi edhe emrat e disa prej tyre: Kaltrina Zekolli Shaqiri, doktor Taner Hasan, Bari Abduli, profesor Zemir Elezi…
“Profesionistë të tillë që janë pranë nesh do të ndriçojnë edhe më shumë kauzën tonë për meritokraci, drejtësi dhe barazi”, u shpreh Taravari, i cili shtoi se në ditët në vazhdim do të prezantoj edhe persona tjerë të kabinetit presidencial. /SHENJA/