Sejdini e nderon me fanellë Andri Shevchenkon

Sejdini e nderon me fanellë Andri Shevchenkon

Njeriu i parë i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, ka pritur sot të famshmin dhe legjendën ukrainase Andri Shevchenko, president i Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Ukrainasi ka qenë edhe fitues i “Topit të Artë” dhe ka ardhur në Shkup për të përcjellë ndeshjen e kategorisë U19 kualifikuese ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës, e cila përfundoi me fitoren 0:2 të mysafirëve.
Sejdini i ka dhuruar mysafirit një fanellë të Maqedonisë dhe ka thënë: “Andrij është mysafiri ynë i dashur.
Ne gjithashtu ndajmë përvojat së bashku në takimet e shpeshta të UEFA-s.
Ai na falënderoi për mikpritjen dhe organizimin e mirë të turneut”.

MARKETING