Bujar Osmani takon ambasadorin e ri turk në vend, Fatih Ulusoy

Bujar Osmani takon ambasadorin e ri turk në vend, Fatih Ulusoy

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka takuar ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy.

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherazi edhe kandidat për president nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në lidhje me takimin e sotëm me ambasadorin e ri turk në vend ka shkruar: “Takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoj, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.

Gatishmëri e dyashnme për bashkëpunim aktiv dhe të hapur në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta të Strategjisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat janë në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional mes dy vendeve”.

MARKETING