Milevski publikon listën për ndeshjet miqësore, risi është Lirim Qamili

Për dy ndeshjet kontrolluese që do ti zhvillojnë në Antalia të Turqisë, seleksionuesi Bllagoja Milevski mesditën e kësaj të enjte ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që do të jenë pjesë e këtij grumbullimi.
Plot 28 futbollist janë përfshirë në listën e Milevskit për këto dy sfida, ndërsa emër i ri është Lirim Qamili, i cili për herë të parë merr ftesë nga përfaqësuesja e Maqedonisë. Bëhet fjal për futbollist sulmues i cili luan me skuadrën Hvidovre në Danimarkë.
“Mezi presim takimin e ri pas një pauze të gjatë që nga ndeshja e fundit e eliminatoreve për Kampionatin Europian. 28 futbollistë do të udhëtojnë drejt Turqisë. Besoj se nuk ka asnjë arsye për ndonjë ndryshim të madh. Mbetemi me besim te lojtarët që luajtën kualifikueset e fundit, duke thirrur për herë të parë Lirim Qamilin nga Hvidovre e Danimarkës. Bëhet fjalë për një futbollist ofensiv që ka një vazhdimësi ndeshje të mira në klubin e tij dhe duam ta shohim në ambientin përfaqësues”, ka thënë seleksionuesi Milevski.
Gjithashtu së bashku me Lirim Qamilin, në listën e Milevskit janë edhe shqiptarët tjerë që luajnë standart si kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Agon Elezi dhe Erdon Daci.
Grumbullimi i reprezentuesve do të bëhet të hënën me 18 mars në Antalia të Turqisë, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajn me 22 mars ndaj Moldavisë dhe tre ditë më vonë përballen me Malin e Zi.