BDI: Akuzat e opozitës për krizë janë porosi ruse, BDI organizon zgjedhje të lira dhe demokratike

BDI: Akuzat e opozitës për krizë janë porosi ruse, BDI organizon zgjedhje të lira dhe demokratike

BDI i ka reaguar opozitës shqiptare, pas pretendimeve të tyre se ata janë të gatshëm të shkaktojnë krizë politike që do të sabotonte zgjedhjet e drejta dhe demokratike.
Nga BDI thonë se opozita shqiptare këtë po e bën në koordinim me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën e Apasievit dhe po tentojnë t’i frikësojnë shqiptarët.
“Akuza të njëjta dhe shpërndarje të dezinformatave po dëgjojmë çdo ditë edhe nga VMRO-DPMNE dhe derivatet e saj.
Të vetëdijshëm për humbjen e thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” dyshon se koalicioni i përbërë nga derivatet e BDI-së tashmë e ka përgatitur skenarin në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Levicën për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor dhe me këtë, duke shkaktuar destabilizim dhe huti në opinion, në shërbim të Rusisë.
Në këtë drejtim ishin deklaratat e mëparshme se “opozita do të bojkotojë zgjedhjet”, që sot të akuzojnë se “BDI po përgatit destabilizim”.
Por, megjithë përpjekjet e opozitës, opinioni e di se kur BDI ka organizuar zgjedhje në këto 23 vite, të njëjtat kanë qenë të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht.
Njëherësh, apelojmë deri te qytetarët që të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe luftës speciale që nxit gjuhën e urrejtjes, rrezikojnë rrugën euro-integruese të vendit, si dhe ndihmojnë politikat destabilizuese ruse në vend. Republika e Maqedonisë së Veriut e ka të qartë të ardhmen e saj – e ajo është integrimi i plotë në Bashkimin Europian”, thuhet në reagimin e BDI-së. /SHENJA/

MARKETING