“Ka shansin të më dëshmoj se kam gabuar”, Guardiola flet për incidentin me De Bruynen

“Ka shansin të më dëshmoj se kam gabuar”, Guardiola flet për incidentin me De Bruynen

Trajneri Pep Guardiola thotë se është i lumtur që sulmuesi Kevin de Bruyne ka mbetur i zemëruar me zëvendësimin dhe belgu do ta ketë shansin për t’ia dëshmuar se ka qenë gabim.

De Bruyne u pa duke e kritikuar Guardiolan pasi ky e fundit e largoi nga loja në derbin ndaj Liverpoolit.

I pyetur për zemërimin e belgut, trajneri i Cityt tha për “Sky Sports”: “Është mirë. Do ta ketë shansin në ndeshjen tjetër që të më dëshmoj se kam gabuar”.

“Na duhet një lojtar që e mban topin. Nuk ka të bëjë me presionin e bërë. Kovacic është shumë i mirë në këtë situatë”.

“Jemi të lumtur me Kevin. Nuk është problem. Është gjithçka në rregull”, deklaroi ai.

Liverpool dhe Man City ndan pikët në kryederbin e xhiros së kaluar në Premierligë, ku “Reds” dominuan pavarësisht që kishin disa mungesa kyçe në formacionin bazë.

De Bruyne në anën tjetër dhuroi një asistim të mrekullueshëm te John Stones që kaloi Cityn në epërsi, ku e gjeti anglezin të harruar plotësisht nga mbrojtja e Liverpoolit.

MARKETING