Ndeshje spektakolare, Liverpool dhe Man.City ndalen me barazim

Ndeshje spektakolare, Liverpool dhe Man.City ndalen me barazim

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 1:1 në shtëpi në ndeshjen ndaj Manchester Cityt e vlefshme për javën e 28-të në Premier League.

Mysafirët shënuan të parët me anë të John Stones në 45 minutat e para të ndeshjes.

Goli i barazimit u shënua në minutën e 50’të me anë të mesfushorit të Kombëtares së Argjentinës, Mac Allistër.

Me këtë barazim, Liverpooli tani shkon në kuotën e 64 pikëve, kurse Manchester City në pozitën e 3-të me 63 pikë. Lider momental në Premier League është Arsenali me 64 pikë.

MARKETING