(VIDEO) Në Kumanovë janë ndaluar 5 persona që dyshohen se kanë bërë falsifikim parash

(VIDEO) Në Kumanovë janë ndaluar 5 persona që dyshohen se kanë bërë falsifikim parash

Privohen nga liria 5 persona, dyshohet se kanë bërë falsifikim parash. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në Kumanovë, në fshatin Rankovcë, policët e Departamentit për Krim Ekonomik kanë privuar personat me inicialet A.A (31 vjeçar) nga Shkupi, K.K (24 vjeçar) nga Shkupi, D.S nga Shkupi, Z.R gjithashtu nga Shkupi dhe I. M. (23 vjeç) nga Kriva Pallanka për veprën penale falsifikim parash.

 MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Personat dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘falsifikim parash’, e dënueshme me nenin 268 të Kodit Penal, kështu që në muajin shkurt kanë rënë në kontakt me një person nga Shkupi i cili u ka ofruar falsifikim, kartëmonedhat në prerje prej 100 euro dhe për shumën prej 18.000 denarë i kanë blerë nëntë kartëmonedha të falsifikuara në prerje 100 euro”.

Megjithatë, në muajt shkurt dhe mars, potencojnë se në pesë raste në Kumanovë dhe Kriva Pallankë, kanë blerë produkte nga persona të ndryshëm juridikë, me çka dhe kanë fituar përfitim pasuror kundërligjor prej 500 euro. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet se personat janë ndaluar në stacionin policor, ku është dokumentuar plotësisht ngjarja penalo-juridike dhe është bërë kallëzim penal, ndërsa për të pesë personat nga gjyqtari i procedurës paraprake është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh.

/SHENJA/

 

MARKETING