Nuk ka fitues në “Parc des Princes”, PSG-ja ngec në shtëpi ndaj Reims

Nuk ka fitues në “Parc des Princes”, PSG-ja ngec në shtëpi ndaj Reims

Paris Saint-Germain ngec në shtëpi ndaj Reims në ndeshjen e javës së 25-të të Ligue 1.

Sfida e zhvilluar në “Parc des Princes” u mbyll me barazimin 2-2, në një takim që në pjesën më të madhe u dominua nga vendasit.

Megjithatë ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, me Munetsi që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 7’.

Avantazhi i Reims zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi një autogol i Abdelhamid në minutën e 17’ u dha barazimin vendasve.

Teksa vetëm dy minuta më pas, pas një rrëmuje në zonë, Ramos e çoi topin në fundin e rrjetës.

Reims ia doli që ta mbyllte pjesën e parë në barazimin, me Diakite që gjeti mbrojtjen e PSG-së të papërgatitur dhe realizoi në minutën e 45’.

Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat pjesa e dytë nuk solli më gola. Edhe në këtë takim Kylian Mbappe nuk i luajti minutat e plota, pasi u aktivizua në minutën e 73’ në vend të Ramos, por nuk ia doli që të bënte diferencën.

2-2 dhe PSG-ja kryeson me 56 pikë, 10 pikë më shumë se Brest i vendit të dytë, teksa Reims renditet në vend të nëntë me 35 pikë të grumbulluara. /SS

MARKETING