Struga fiton, ekipet tjera shqiptare ndalen me barazime

Struga fiton, ekipet tjera shqiptare ndalen me barazime

E mërkura solli ndeshjet e xhiros së 22-të në elitën e futbollit vendor, ku vetëm Struga Trim Lum arriti të merr fitore, ndërsa të gjitha ekipet tjera shqiptare u ndalën me barazime. Kampionët në fuqi triumfuan përballë Makedonija Gjorçe Petrovit me dy golat e Bunjamin Shabanit dhe Marjan Radeskit, përderisa për ekipin mysafirë shënoi Altin Aliji.

Ndërkohë, Shkupi dhe Shkëndija nuk kanë shkuar më shumë se barazime me kundërshtarët e tyre respektiv. Bardhekaltërit e mbyllën me barazim pa gola takimin e luajtur në Shtip ndaj Bregallnicës, ndërsa me rezultat identik përfundoi edhe ndeshja në Strumicë ndërmjet Shkëndijës dhe Brera Strumicës. Dueli shqiptar ndërmjet Voska Sportit dhe Gostivarit u mbyll pa fitues, me rezultat 1:1. Sa i përket dy ndeshjeve tjera, Rabotniçki u mund nga Vardari me shifra 1:0, teksa Tikveshi mori fitore minimale 1:0 ndaj Sileksit në Kavadar.

MARKETING