(VIDEO) Rritet numri i të prekurve nga kolla e keqe, komisioni propozon vaksinim të detyruar

Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar që të rriten inspektimete jashtëzakonshme nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe sanitar në çerdhe, nëpër të gjithë territorin e Shkupit, me qëllim që të kenë nja pasyqrë më reale për fëmijët që janë të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Gjithashtu, komisioni ka propozuar testimin për kollën e keqe në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, pas rritjes së numrit e të sëmurëve me këtë virus që janë 123 gjithsej, ndërsa 109 prej tyre janë vetëm në kryeqytet.
MARKETING
Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive
“Atë që komisoni vendosi që të rekomandojë në mbledhjen e sotme është që të forcohen inspekimet e Inspektoriati në territorin e qytetit të Shkupit, rekomandimi tjetër ishte që të mundësohet testimi në të githë territorin e Maqedonisë së Veriut për sëmundjen, që do të realizohen nëpër qendrat e vaksinimit. Rekomanimi i ardhshëm referohet në evidentimin digjital per vaksinimin e fëmijëve. Komisioni ka sjellur vendim që të propozohet në punktet e vaksinimit evidentimi digjital të jetë e detyrueshme”.
Ndërkaq, më 15 mars pritet të arrijnë vaksinat për sëmundjen, që sipas komiisonit, përveç fëmijëve, përparësi kanë të gjithë ata që jetojnë me fëmijë nën moshën dy vjet, të cilët janë më shumë të rrezikuar nga sëmundja. Ndërsa se kur pritet të fillohet me dhënien e vaksinave, Mehmedoviç tha se kjo varet nga Komiteti i Imunizimit, që ka për detyrë të realizojë të gjithë procedurën e imunizmit.
Zllate Mehmedoviç, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive
“Në lidhje me atë se kush duhet të vaksinohet, ne kemi treguar edhe në herën e kaluar, se përparsi i japim të rriturve që jetojnë me fëmijë që janë me më shumë rrezik që të sëmuren nga pertusis, sigurisht që të punësuarit që janë në zngazhim direkt me fëmijët, dhe gratë shtatzëna, që në semestrin etyre të tret duhet të vaksinohen me qëllim që kur të lind fëmija të ketë imunitet kundër pertusis”.
Nga Komisioni për Sëmundje Infektive u bëjnë apel prindërve që të vetëdijësohen dhe ta ndjekin kalendarin e imunizmit, për të imunizuar fëmijët e tyre me të gjitha vaksinat e nevojshme, që mos të rëndohet edhe më shumë gjendja shëndetësore.
Kujtojmë që në territorin e qytetit të Shkupit është shpallur gjendje epidemike për shkak të kollës së keqe.
Linda Ebibi /SHENJA/