Spektakël në derbin e Manchester-it, City triumfon me përmbysje ndaj United

Spektakël në derbin e Manchester-it, City triumfon me përmbysje ndaj United

City-United dhurojnë spektakël dhe gola në derbin e Manchester-it, me sfidën e luajtur në “Etihad Stadium” që u mbyll me rezultatin 3-1.

“Citizens” diktuan ritmin e këtij takimi dhe në fund përmbysën “Djajtë e Kuq”, duke marrë pikët e plota në takimin e javës së 27-të të Premier League.

Mjaftoi minuta e 8’ që pas asistit të Bruno Fernandes, Rashford të realizon një gol spektakolar dhe t’u jepte avantazhin miqve. Avantazh që zgjati deri në minutën e 56’, moment në të cilin Foden realizoi një perlë të vërtetë dhe barazoi për vendasit.
Ndërsa në minutën e 80’, i asistuar nga Alvarez, Foden përmbysi rezultatin me një tjetër super goditje. Sfida u vulos në minutën e 90+1’, me Haaland që shënoi golin e tretë për skuadrën e Pep Guardiolës si dhe i dhuroi qetësi për minutat e mbetura.

3-1 dhe Manchester City renditet në vend të dytë me 62 pikë, një më pak se Liverpool-i kryesues, teksa Manchester United renditet në vend të gjashtë me 44 pikë.

Manchester City-Manchester United (3-1)

MARKETING