(VIDEO) “Alkaloid” ka realizuar shitje të konsoliduara prej 268.3 milionë euro

Kompania “Alkaloid” ka realizuar shitje të konsoliduara prej 268.3 milionë euro, rritje të eksporteve të konsoliduara prej 17% dhe investime prej 28.3 milionë euro në periudhën janar-dhjetor 2023, njoftojnë nga “Alkaloid”.
MARKETING
ALKALOID
“Sipas bilancit të vetëm të suksesit, në periudhën janar-dhjetor 2023, shitjet arrijnë në 12.261.902.275 denarë, që është 16% më shumë në krahasim me vitin 2022. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë në 16.512.977.886 denarë, që është një rritje prej 16%”.
Nga Alkaloid njoftojnë se shitjet e konsoliduara në tregun e brendshëm janë rritur për 13% . Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 69% janë në tregjet e huaja. Rritja më e madhe në tregjet më të mëdha të eksportit është shënuar në shitje në Kanada, me 62 herë, e ndjekur nga Italia, Afrika e Jugut, Kili, Republika Çeke dhe Britania e Madhe.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/