Hamilton: Ndoqa instiktet për të zgjedhur Ferrarin, nuk u tregova as prindërve

Hamilton: Ndoqa instiktet për të zgjedhur Ferrarin, nuk u tregova as prindërve

Lewis Hamilton do të bashkohet me skuderinë e Ferrarit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Një vendim që i befasoi të gjithë, me 7 herë kampionin e botës që bëri të ditur vendimin e tij disa javë para se të nisi edicioni i këtij viti. Piloti britanik është ndalur së fundmi tek ky vendim, ku deklaroi se ishte një zgjedhje me instikt dhe as familja e tij nuk ishte në dijeni të këtij vendimi.

“Kam ndjekur instinktet e mia duke u përpjekur të shfrytëzoj rastin. Ishte zgjedhja ime, as prindërve nuk ua thashë! U mundova të zgjedh se çfarë është më e mira për mua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, unë e njoh Vasseur prej shumë kohësh. Jam i emocionuar për sezonin e ri, por nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja apo dhe për sa kohë do të vazhdoj të garoj. Ajo çka mund të them është se jam super i motivuar për të vazhduar”, deklaroi piloti 39-vjeçar.
Hamilton kaloi një dekadë spektakolare me Mercedes ku fitoi 6 tituj kampion bote, një ecuri që e futi në historinë e Formula 1 pilotin britanik. Piolit i Mercedes ka arritur që të barazojë rekordin e Michael Schumacher me më shumë tituj botëror të fituar. 39-vjeçari është në kërim të një titulli të 8-të, por nuk do ta ketë një mision të lehtë, ndonëse ai dëshiron ta mbyllë me një tjetër rekord aventurën tek skuderia gjermane.

MARKETING