Vijon afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatë për president, deri më tani në lojë 13 emra

Vijon afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatë për president, deri më tani në lojë 13 emra

Vijon afati për mbledhjen e nënshkrimeve të kandidatëve për president në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa në të njëjtën kohë vijon edhe afati për regjistrim për të votuar në diasporë. Sipas orarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, afati për mbledhjen e nënshkrimeve zgjat deri më 8 mars, ndërsa regjistrimi i diasporës për votim është deri më 18 mars.

MARKETING

Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, në zgjedhjet e shtatë presidenciale të planifikuara për 24 prill, në garë janë gjithsej 13 kandidatë.

Udhëheqësia e LSDM-së i ka dhënë mbështetje kreut aktual të shtetit Stevo Pendarovski për mandatin e dytë presidencial, por vendimi duhet të kalojë nëpër trupat dhe organet e brendshme partiake, ndërsa VMRO-DPMNE-ja propozon profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova, e cila ishte kundërshtare e Pendarovskit në raundin e dytë të zgjedhjeve në zgjedhjet e kaluara. Megjithatë, të dy do të duhet të konfirmohen në konventat e partisë të planifikuara për në fillim të marsit.

Bujar Osmani nga BDI-ja, Maksim Dimitrievski nga Lëvizja “ZNAM”- Për Maqedoninë tonë, Stevço Jakimovski, lideri i GROM-it, profesoresha Biljana Vankovska si kandidat për Të Majtën, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Mersiha Smailoviq, e cila mbështetetet nga Lidhja Demokratike Boshnjake (BDS) dhe Velo Markovski, i cili ka shpallur kandidaturë të pavarur për president në tetor të vitit të kaluar, edhe pse është anëtar i VMRO-DPMNE-së. Deri më tani, edhe katër të tjerë kanë dhënë deklaratë me iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve qytetare në KSHZ – Tome Nikollovski, Gospodin Popovski, Gjorgi Manaskov dhe Zorica Cvetkovska.

Deri më tani, siç tha dje në “Top Tema” kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në KSHZ nuk janë dorëzuar vërejtje për kushte të papërshtatshme nga kandidatët që mbledhin nënshkrime dhe nëse dikush raporton diçka të tillë, menjëherë do të trajtohet. Sipas tij, nuk ka ankesa për fillimin e parakohshëm të fushatës, por sërish apelon që partitë politike që të respektojnë procedurat dhe të sillen brenda ligjit.

MARKETING