(VIDEO) Ahmeti: BDI është parti e cila nuk njeh humbje

“Nuk ulem në tavolinë me ata që kontestojnë pavarsinë e Kosovës”, kështu tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti I pytur se a do të bëjë koalicion Bashkimi Demokratik për Integrim me VMRO-DPMNE, nësë përshatet numrat. Ahmeti theksoi se programi i BDI-së është një postulat në mbështetje të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të lejojë në asnjë lloj mënyre që të kontestohen vijat e kuqe të cilat BDI i mbron.
MARKETING
ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Ne nuk imponojmë vullnetin e bashkëqytetarëve tanë, ne kemi programin tonë politik që është postulat jo vetëm në shërbim të shqiptarëve por edhe në shërbim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Vijat tona dihen botërisht çdo kush që konteston Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, pavarsinë e Kosovës me ne nuk mund të ketë dialogim, dhe ne si u treguam të gatshëm për realizimin e postulateve tona, që u zgjodhëm nga qytetarët për këto qëndrime të forta, me kusht që të bëhen ndryshimet kushtetuese, sepse kështu mendojmë se i bëjmë nder shetit dhe gjeneratave të reja”.
Duke folur për zgjedhjet, Ahmeti theksoi se BDI është parti e cila nuk njeh humbje, sepse e njejta sipas tij, gjithmonë ka realizuar të gjitha premtimet dhe shihet si model për të gjitha partitë e tjera. I pyetur nëse do të dorëhiqet nga pozita e kryetarit, nëse BDI humb në këtë cikël zgjedhor, Ali Ahmeti tha se edhe nëse i shkon mendja, partia nuk ia jep këtë mundësi.
ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Do të thotë edhe nëse më shkon mendja mua të tërhiqem, do të thotë BDI nuk ma jep këtë mundësi dhe këtë komoditet. BDI nuk njeh humbje dhe nuk është humbës”.
Ahmeti tha se partia e tij së bashku me bashkëpuntorët e tij, hap pas hapi shkojnë drejt realizimit të qëllimeve që janë në të mirën e qytetarëve. Ndryshe sot BDI doli me slloganin Jo Rusisë, Po Europës.
Samir Mustafa /SHENJA/