Mehmeti për “lajmin e madh të BDI-së”: Realisht nuk ka hapësirë për triumfalizëm kur flitet për zgjedhjet presidenciale

Analisti politik Ibrahim Mehmeti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur në lidhje me lajmin e madh të cilin e ka paralajmëruar BDI-ja, tha se, realisht nuk ka ndonjë arsye për asnjë triumfalizmi kur flitet për zgjedhjet presidenciale.
“Edhe kjo vlen atë ngjarjen e para disa ditëve kur u shpall kandidati i opozitës, edhe kjo nesër, unë nuk e shoh si diçka që duhet të të eksitohemi. Është në kuadër të normales, ngase realisht shqiptarët në zgjedhje të drejtpërdrejta nuk kanë gjasa të mëdha për të mri diçka. Prandaj nuk mendoj se kjo do të ketë domethënie të madhe. Kjo më tepër do të jetë matje forcash mes pozitës dhe opozitës”, tha Mehmeti.
Mes tjerash tha dilema ishte nëse duhej të dilte me kandidatë shqiptarë në raundin e parë. /SHENJA/