Taravari fton Kongres të jashtëzakonshëm, nesër në Shkup!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët ka ftuar sot Kongresin e jashtëzakonshëm partiak që duhet të zhvillohet ditën e nesërme në Shkup.
MARKETING
Lajmin e konfirmon Taravari me anë të një postimi në facebook.
“Në bazë të nenit 31, pika 1, të Statutit të Aleancës për Shqiptarët, thërras Kongres të jashtëzakonshëm ditën e nesërme, e premte, 16 shkurt 2024, ora 19:00, në Aleksandar Palace në Shkup.
Ndryshimi Ka Nis”, shkruan Taravari në facebook.