Zyrtare: Voska Sport nënshkruan me brazilianin Mensalao

Zyrtare: Voska Sport nënshkruan me brazilianin Mensalao

Ajo që u paralajmërua ditëve të fundit sot ka marrë konfirmim pasi pronari i Voska Sport, Nefi Useini ka prezantuar mesfushorin Andre Mensalao. Mensalao është një emër i njohur edhe për futbollin tonë vendor, pasi i njëjti në vitin 2022 mbronte ngjyrat e Shkëndijës. Ndryshe, bëhet fjalë për një mesfushor qendror, por që luan edhe në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe mesfushorit të majtë. Karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Brazil, ndërsa aventura e tij e parë europiane ishte Armenia, aty ku edhe ka kaluar më shumë kohë, duke veshur fanellën e skuadrave të Lori Vanadzor, FC Sevan, Pjunik Jerevan dhe së fundmi Vest Armenia. Ai gjithashtu kishte provuar veten edhe në elitën e futbollit qipriot, duke veshur fanellën e Etnikos për gjatë vitit të kaluar.

MARKETING