Darko Dodev bëhet zyrtarisht përfocimi i parë në merkato për Shkupin

Darko Dodev bëhet zyrtarisht përfocimi i parë në merkato për Shkupin

Darko Dodev është zyrtarisht përforcimi i parë i FC Shkupit në merkaton e dimrit. 25 vjeçari me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë deri në vitin 2026, teksa sot është prezantuar nga ana e klubit bardheblu. “Nuk do ti zhgënjej njerëzit që më dhanë shansin të luajë për Shkupin. Jam pritur në mënyrën më të mirë nga bashkëlojtarët, e që me disa prej tyre njihem mirë edhe nga më parë dhe më kanë thënë fjalë të mira për klubin. Sigurisht që një nga arsyet se pse zgjodha Shkupin, është fakti se çdo vit është kandidat për titull dhe shpresoj që këtë vit të shpallemi kampion, sigurisht me shumë punë dhe mund të ecim hap pas hapi”, ka thënë Dodev pasi firmosi kontratën me Shkupin. Kujtojmë se Dodev para transferimit në Çair ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka lujtur edhe me Bregallnicën, Sileksin, Tikveshin dhe Metallurgun.

MARKETING