Dashmir Elezi transferohet te Lokomotiva Zagreb

Dashmir Elezi transferohet te Lokomotiva Zagreb

Dashmir Elezi edhe zyrtarisht është lojtar i Lokomotiva Zagreb. Këtë të hëne skuadra e Shkëndijës ka komunikuar shitjen e sulmuesit 19 vjeçar te skuadra kroate, me kuqezinjtë që përveç dëmshpërblimit, mbajnë edhe 10% nga vlera e kartonit të tashmë ish futbollistit të tyre. Transferimi i Elezit në Zagreb ndodh me ndërmjetësim të agjentit shkupjan Meriton Berisha, i cili përfaqëson lojtarin tashmë disa vite, derisa bashkëpunimi i tij me Lokomotivan nuk është ndonjë risi, pasi kohë më parë te e njejta skuadër transferoi edhe Feta Fetain e Rabotniçkit. Kujtojmë se për Dashmir Elezin kjo është hera e dytë që bën transferim jashtë shtetit, pasi për herë të parë ishte në Gjeorgji, por i njejti u rikthye në vendlindje pa luajtur asnjë ndeshje për shkaqe familjare.

MARKETING