Shkupi dhe Shkëndija nisin përgatitjet për gjysmësezonin pranveror

Shkupi dhe Shkëndija nisin përgatitjet për gjysmësezonin pranveror

Skuadra e Shkupit dhe Shkëndijës kanë nisur përgatitjet për gjysmësezonin pranveror të elitë së futbollit vendor. Të dyja ekipet shqiptare sot kanë pasur grumbullimin, me bardhekaltërit që nisën me punë në Çair dhe kuqezinjtë në Tetovë. Këta të fundit këto përgatitje i nisin me disa ndryshime, ku në krye të skuadrës u emëru Jeton Beqiri, i cili vjen si zëvendësues i Ardian Nuhiut që udhëheqi Shkëndijën në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni. Të dyja skuadrat fazën e parë të përgatitjeteve do ti zhvillojnë në vend, ndërsa pjesën kryesore në Antalia të Turqisë. Kujtojmë se kampionati elitar nis me 18 shkurt me xhiron e 19-të në program.

MARKETING