Milani vazhdon me rezultate pozitive

Milani vazhdon me rezultate pozitive

Milani ka vazhduar me rezultate pozitive në elitën e futbollit italian. Pas fitoreve ndaj Monzas, Sassuolos dhe barazimit me Salernitanan, Milani të dielën fitoi edhe në udhëtim tek Empoli. Ndeshjen e xhiros së 19-të, Milani e fitoi me rezultatin 3:0.

Ruben Loftus-Cheek e shënoi golin e parë të vitit 2024 për skuadrën “rossonere” në minutën e 11-të. Për 2:0 realizoi Olivier Giroud nga penalltia në minutën e 31-të.

Ndërkohë, Chaka Traore, që në lojë u inkuadrua në minutën e 84-t, realizoi pas katër minutash pas kundërsulmit të shpejtë. Qendërmbrojtësi Ardian Ismajli e kompletoi ndeshjen tek Empoli, kurse portieri Etrit Berisha dhe sulmuesi Stiven Shpendi, ishin në bankën rezervë. Milani pas 19 ndeshjeve të luajtura zë vendin e tretë me 39 pikë, nëntë më pak se lideri Interi. Empoli mbetet me vetëm 13 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.

MARKETING