Fitore minimale ndaj Mallorca-s, Real Madrid e nis 2024-ën me “këmbë të mbarë”

Fitore minimale ndaj Mallorca-s, Real Madrid e nis 2024-ën me “këmbë të mbarë”

Real Madrid e nis me “këmbë të mbarë” vitin 2024, ndërsa fitoi 1-0 ndaj Mallorca-s në javën e 19-të të La Liga.

“Los Blancos” dominuan sfidën, megjithatë u desh minuta e 78’ që të shënohej goli i vetëm i kësaj sfide.

Pas një goditje nga këndi nga Modric, Rudiger e dërgoi topin në fundin e rrjetës me një supergoditje me kokë, duke u dhënë avantazhin vendasve.

Miqtë tentuan që të reagonin, por pa sukses, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-0. Pas kësaj sfide, Real Madrid kryeson me 48 pikë, teksa Mallorca renditet në vend të 14-të me 18 pikë.

Ndërkohë sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi mungoi edhe në këtë takim, pasi prej javësh vuan prej dëmtimit.

Ndeshja tjetër e La Liga-s e zhvilluar në të njëjtën fashëorar, Celta Vigo-Betis u mbyll me rezultatin 2-0, me golat që u shënuan për vendasit nga Aspas në minutën e 16’ me penallti dhe Swedberg në minutën e 90+6’, teksa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti Ruibal në minutën e 6’.

Pas javës së 19-të, Celta Vigo renditet në vend të 17-të me 16 pikë, teksa Betis në vend të shtatë me 28 pikë.

MARKETING