Jeton Beqiri së bashku me Artim Pollozhanin te Shkëndija?

Jeton Beqiri së bashku me Artim Pollozhanin te Shkëndija?

Jeton Beqiri ka mbyllur zyrtarisht aventurën në Arabinë Saudite dhe është rikthyer në vendlindje, ndërsa mbetet çështje kohe konfirmimi i tij në stolin e Shkëndijën e Tetovës.

Beqiri pritet të marrë drejtimin e kuqezinjëve, duke zëvendësuar kështu Ardian Nuhiun e larguar pas gjashtë muajve nga Shkëndija. Mirëpo informacionet e fundit jo zyrtare janë se Jeton Beqiri te Shkëndija do të vijë së bashku me Artim Pollozhanin si ndihmës trajner. Ky i fundit aktualisht është ndihmës i Ilir Dajës te Ballkani i Kosovës me të cilët kanë pasur ecuri të mirë në Superligë, por edhe në Konferencë Ligë.

Pollozhani në të kaluarën ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës dhe madje ka qenë kapiten i ekipit, përderisa ardhja e tij si ndihmës mund të ndihmojë klubin tetovar dhe teknikun Beqiri. /SHENJA/

MARKETING