Biden kërkon nga Izraeli të jetë “më i kujdesshëm” në mbrojtjen e civilëve në Gaza

Biden kërkon nga Izraeli të jetë “më i kujdesshëm” në mbrojtjen e civilëve në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kërkuar nga Izraeli që të ketë kujdes më të madh në mbrojtjen e civilëve në Gaza mes raporteve se Washingtoni dëshiron që ushtria izraelite të reduktojë luftën e saj në enklavën palestineze të rrethuar, transmeton Anadolu.

“Dua që ata të fokusohen në mënyrën se si të mbrojnë jetët e civilëve. Mos ndaloni veprimin pas Hamasit, por tregohuni më të kujdesshëm”, tha Biden në përgjigje të një pyetje nëse ai dëshiron që Izraeli të reduktojë luftën.

Sot, Shtëpia e Bardhë dërgoi mesazhe të përziera lidhur me afatin kohor për luftën e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, vetëm disa orë pasi një ministër izraelit tha se lufta duket se do të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë.

“Ne nuk po u diktojmë kushte izraelitëve se sa kohë duhet të zgjasë. Duhet të kalojë aq kohë sa ata mendojnë se duhet të kalojnë për të qenë në gjendje të eliminojnë këtë kërcënim”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Të martën, Biden tha se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen në mbarë botën me “bombardimin pa dallim që zhvillohet”.

MARKETING