Çalhanoglu: I tronditur nga goditja ndaj arbitrit!

Çalhanoglu: I tronditur nga goditja ndaj arbitrit!

Përmes rrjeteve sociale, mesfushori turk i Interit, Hakan Çalhanoglu, shprehu solidaritetin për arbitrin turk me stemën e FIFA-s, pas dhunimit brutal nga presidenti i Ankaragücü, në mbyllje të ndeshjes së Superligës kundër Rizespor, e cila përfundoi 1-1.
“Unë jam ende i tronditur nga ajo që pashë. Dënoj sulmin ndaj zotit Halil Umut Meler. Këto ngjarje duken si goditje jo vetëm për një gjyqtar, por edhe për themelet e njerëzimit. Ky mentalitet ka dëmtuar jo vetëm sportin, por edhe të gjitha vlerat njerëzore. Është zemërthyese të rrezikojmë të harrojmë kujtimet tona, bukurinë e sportit dhe shpresat tona për të ardhmen për shkak të ngjarjeve të tilla,” ka reguar Çalhanoglu.

MARKETING