(VIDEO) Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ndau 40 bursa

(VIDEO) Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ndau 40 bursa

Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka ndarë 40 bursa të reja për vitin akademik 2023/2024. Ky fondacion  për të gjashtëmbëdhjetën vit radhazi ndan 40 bursa për studentë në Fakultetin e Farmacisë dhe Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Zhivko Mukaetov, kryetar i Fondacionit “Trajçe Mukaetov” dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Alkaloid”, deklaroi se  në kohë të tilla specifike të mbushura me sfida të mëdha, si për kompanitë, ashtu edhe për individët, e veçanërisht për të rinjtë, është nder të jesh pjesë e një historie të vazhdueshme pozitive të edukimit, përkushtimit ndaj shkencës dhe rezultateve të larta në fushën e shëndetësisë dhe farmacisë.

ZHIVKO MUKAETOV, KRYEAR I FONDACIONIT “TRAJÇE MUKAETOV”

“Veçanërisht na gëzon fakti që kompania në 16 vitet e fundit ka qenë pjesë e historisë së suksesshme akademike të 659 studentëve me bursa në universitetin shtetëror në Shkup, të cilët i shtojnë vlerë shëndetësisë dhe farmacisë maqedonase. Arsimi në këto dy sfera është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe proceset në kompaninë tonë kërkojnë personel të profilizuar profesionalisht dhe më vjen mirë që deri më tani 101 studentë me bursë kanë vendosur të fillojnë karrierën e tyre profesionale në një nga departamentet tonal”.

Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka investuar  afër 130 milionë denarë në bazë të bursave dhe shpërblimeve. Nga nëntori 2022, shuma e bursës ishte  7000 denarë në mauj dhe ndahet për 12 muaj. Ajo aplikohet në mënyrë lineare për bursistët ekzistues dhe të rinj, deri në përfundimin formal të studimeve.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING