(VIDEO) Arrestohet i dyshuari për kërcënim dhe përndjekje ndaj prokurores publike
Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka iniciuar procedurë kundër personit i cili dyshohet se ka kryer vepra penale ngacmim seksual , rrezikim të sigurisë dhe përndjekje, njoftojnë nga prokuroria themelore publike Shkup. Prokuroria sqaron se gjatë muajit nëntor, i dyshuari vazhdimisht ka shpërndarë shkrime dhe ka pasur transmetime të drejtpërdrejta në profilin e tij në Facebook duke kërcënuar se do të sulmojë jetën e prokurores publike themelore të Prokurorisë Publike Prilep dhe anëtarëve të familjes së saj të ngushtë.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP
“Synimi i tij ishte ta shqetësonte dhe frikësonte atë, në bazë të gjinisë, statusit personal, familjar dhe shoqëror të të dëmtuarës si prokurore publike. Në postime i dyshuari ka shfrytëzuar fotografi private dhe familjare të viktimës pa autorizim. Ai përmes rrjeteve sociale i ka dërguar drejtpërdrejtë mesazhe me përmbajtje shqetësuese vajzës së prokurores publike duke i shkaktuar shqetësim, bezdi dhe frikë”.
Nga prokuroria njoftojnë se i dyshuari është person i dënuar më parë për veprën penale – Rrezikimi i sigurisë dhe kundër tij në periudhën e fundit janë ngritur edhe disa kallëzime të tjera penale. Ata thonë se për shkak të kësaj si dhe për faktin se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun që i dyshuari të ikë nëse mbrohet nga liria, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Prilep propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit. Propozimi u pranua dhe Gjykata vendosi ti caktojë paraburgim prej 8 ditësh.
Medina Ajeti /SHENJA/