Putin thotë se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në mars

Putin thotë se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në mars

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të planifikuara për 17 mars 2024.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, Putin ka njoftuar se do të kandidojë sërish, pasi mori pjesë në një ceremoni, në Kremlin, për të nderuar me yllin e artë të heroit ushtarët që kishin marrë pjesë në luftën në Ukrainë.

Aty, Putini u pyet nga një kolonel nëse do të kandidonte përsëri dhe ai e pohoi këtë.

Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Putin është 71 vjeç dhe ka qëndruar në pushtet më shumë se çdo politikan tjetër në atë shtet që prej Josef Stalinit, duke e kaluar edhe mandatin 18-vjeçar të Leonid Brezhnev.

Atij ju dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999.
Politikanët e opozitës i cilësuan zgjedhjet si një gjethe fiku të demokracisë që e zbukuron atë që ata e shohin si diktaturë të korruptuar të Rusisë së Putinit.

Putini, megjithatë, nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar se ai do të konkurrojë në zgjedhjet e planifikuara të mbahen midis 15 dhe 17 marsit të vitit të ardhshëm.

Sipas analistëve, Putini nuk do të përballet me asnjë kundërshtar të madh dhe pritet të kërkojë një mandat sa më të madh që të jetë e mundur në mënyrë që të fsheh mosmarrëveshjet e brendshme rreth luftës në Ukrainë.

MARKETING