(VIDEO) Mickoski: Nuk jam kundër kryeministrit shqiptar, por kundër BDI-së
Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski deklaroi se partia e tij pretendon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të garojnë për të fituar 61 deputetë. Gjatë debatit në “Intervistë në SHENJA” ai u shpreh se për herë të parë tentojnë që nga pozita e opizës të fitojnë shumicën parlamentare. Ndërsa, në bllokun shqiptar, Mickoski thotë se BDI dhe Alenaca për Shqiptarët do të befasohen nga rezultatet e opozitës shqiptare, apo nga treshja Kasami, Mexhiti dhe Gashi”
Hristijan Mickoski
“Vlerësojmë se edhe pas 20 viteve është mirë edhe për BDI-në të jetë në opozitë. Ka dy opsione. Njëra është një pjesë e partive politike shqiptare të jenë me LSDM dhe kështu ata të mund të fitojnë numër më të madh të deputetëve. Ky koncept nëse humb në zgjedhje, atëherë nuk ka se çfarë të kërkojnë me ne. Pa dallim nëse partitë opozitare shqiptare kanë tre katër ose pesë deputet më pak. Opsioni i dytë është të shkojmë të gjithë në lista të ndryshme, LSDM, BDI, ne dhe opozita shqiptare. Në këtë rast blloku i BDI-së dhe Arben Taravarit do të befasohet shumë nga rezultati që do të merr treshja Kasami, Mexhiti dhe Gashi”.
Duke folur për Qeverinë Teknike, Mickoski tha se ata nuk e dëshirojnë të njëjtën për shkak se është antikushtetues, ndërsa sa I përket kryeministrit shqiptar, ai tha se ka qenë i pari i cili ka propozuar kryeministër shqiptarë.
Hristijan Mickoski
“Nëse flasim për Ligj dhe Kushtetutë duhet të jemi principiel pa dallim se kur humbim apo fitojmë. E hedh poshtë diskutimin kundër asaj se VMRO-DPMNE është kundër kryeministrit shqiptar. Isha i pari i cili e propozova kryeministër shqiptar, Afrim Gashin. Edhe në të kaluarën ka patur kryeministër që nuk ka qenë maqedonas”.
Sipas tij, me shfuqizimin e Qeverisë teknike mundet që partnerët e koalicionit të realizojnë marrëveshjen e tyre politike. Ndërsa u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, pa dallim se kush do ti organizatojë ato do t’i fitojnë.
Linda Ebibi /SHENJA/