Rama sqarohet për deklaratën “veriu i Kosovës, tokë e askujt”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se s’ka thënë asnjëherë se veriu i Kosovës është tokë e huaj.
Rama tha se e ka përdorur një term të cilin e kishte përdorur edhe për Lazaratin në Shqipëri.
“Unë kam përdorur një term që e kam përdorur edhe për Lazaratin, për shembull kur kam thënë është bërë një tokë e askujt. Tokë e askujt nuk është tokë e huaj, është gjë tjetër”, tha ai.
“Tokë e askujt quhet vendi ku shteti nuk ka kontroll dhe që shteti i Kosovës në një fazë të gjatë nuk ka pasur kontroll mbi atë tokë, kjo është evidente apo jo? Këtë kam thgënë unë”, tha Rama.