Haradinaj për gjykimin e ish-krerëve të UÇK’së: Është gjykatë një-etnike

Haradinaj për gjykimin e ish-krerëve të UÇK’së: Është gjykatë një-etnike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nga Dhoma e Specializuar e Kosovës.

Ai tha se nuk ka votuar formimin e kësaj gjykate, ndonëse nuk i kemi ikur dhe nuk i ikim asnjëherë drejtësisë.
“Por ajo që më ka shqetësuar është se, përpos që nuk është nën juridiksion tonë, problemi është se është gjykatë një -etnike, që po gjykohen vetëm shqiptarët”, deklaroi Haradinaj.

Në këtë intervistë kreu i AAK-së është pyetur edhe për raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin ka rregulluar raportet. Ai tha se shqiptarët duhet të flasin e të takohen sa më shumë dhe sipas tij në këtë kohë Rama ka dhënë kontribut të madh për Kosovën.

MARKETING