(VIDEO) Qendra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar: Çdo të tretit qytetar i është kërkuar mito

(VIDEO) Qendra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar: Çdo të tretit qytetar i është kërkuar mito

Korrupsioni është problemi më i madh në vend, çdo të tretit qytetar i është  kërkuar mito ndërsa çdo i katërti ka dhënë mito, gjë kjo që nuk është e dobishme në luftën kundër korrupsiont, sidomos në sistemin gjyqësor ku kemi 98 raste gjyqësore për shpërdorim  të detyrës zyrtare dhe vetëm katër për dhënie apo marrje të mitos, deklaroi drejtor i Qendrës  për bashkëpunim ndërkombëtar Aleksandar Krzhalovski.

ALEKSANDAR KRZHALOVSKI, DREJTOR I QENDRËS PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR

“Në këtë hulumtim është marrë parasysh edhe mendimi i qytetarëve, sipas të cilëve situata është më e rëndë në institucione, gjegjësisht qytetarët i perceptojnë ministrat, liderët e partive politike dhe gjyqtarët si profesionet më të korruptuara dhe rrjedhimisht institucionet më të korruptuara, qeveria, gjyqet dhe parlamenti atje dhe duhet të fillojë me luftën kundër korrupsionit”.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski tha se korrupsioni i lartë vjen nga pandëshkueshmëria, andaj kërkon që pas zgjedhjeve të bëhet një kornizë e re ligjore me praktika evropiane kundër korrupsionit.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“E patë që problemi më i madh nuk është retorika për korrupsionin apo retorika kundër korrupsionit, por zbatimi. Ajo që më shqetëson veçanërisht dhe ne e dimë, por kur e thotë një i huaj, merr një ton të veçantë, pra ambasadori holandez në një intervistë për këtë temë thotë se duhet të ndryshojmë mentalitetin, jo vetëm ligjet, rregulloret. Mentaliteti ndryshon me kalimin e viteve nëse ka një vullnet të qartë politik dhe një konsensus të gjerë social dhe politik”.

Në studim theksohet se korrupsioni është për herë të dytë në krye të shkallës së problemeve sociale si dhe korrupsioni mbetet i pandëshkuar në Maqedoninë e Veriut.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING