Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Gjatë paradites së sotme do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu dhe bore në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.

Nga DPHM bëjnë të ditur se nga pasditja e sotme deri të enjten do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat malore. Për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu, pasditen e së enjtes do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore dhe reshjet do të kalojnë në borë në disa nga zonat më të larta.
Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit.

MARKETING