MPB-ja bullgare pohon se në atë shtet “deri më tani nuk ka informacione për një person të dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës

MPB-ja bullgare pohon se në atë shtet “deri më tani nuk ka informacione për një person të dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës

Ministria bullgare e Punëve të Brendshme sot publikoi se “deri më tani nuk ka informacione se ka një person në territorin bullgar” i cili është i lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi.

“Nuk kemi të dhëna se për të ka një urdhërarrest ndërkombëtar”, kumtoi MPB-ja bullgare, njoftoi BTA.

BTA përkujton se mbrëmë vonë tre persona janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut për vrasjen e një vajze 14-vjeçare nga Shkupi dhe një 74-vjeçari nga Velesi. Informacionin se i dyshuari për vrasjen Lupço Palevski ndodhet në Bullgari, e kumtoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencë për shtyp së bashku me prokurorin publik Gavril Bubevski.

MARKETING