(VIDEO) Revoltohen nga sjellja e Xhaferit, liderët opozitarë braktisën takimin e liderëve
Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim kanë braktisur takimin e liderëve pas largimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në momentin kur është diskutuar për anëtarin në KSHZ. “Edhe në dolëm për shkak se nuk kishim me këndë t’i ballafaqojmë argumentet”, tha Mexhiti.
MEXHITI, LEN
“Pas lëshimi të mbledhjes nga kryetari i parlamentit vlerësuam se nuk ka më kushte, sepse një ndër pikat e rëndësishme ishte zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së për zgjedhej fer dhe demokratike…. Kryeparlamentari Xhaferi po e zvarritë zgjedhjen dhe kjo na nxit të mendojnë se po përgatitet falsifikimi i zgjedhjeve dhe përgjegjësinë do ta ketë Xhaferi”
Edhe lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se ky pushtet nga frika e humbjes, ka vendosur të manipulojë zgjedhjet.
” Në vend se të përballet me argumentet tona për arsyen e plotësimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, kryetari I Kuvendit vendosi të ikë nga debati”, deklaroi Kasami.
Në anën tjetër, Mexhiti tha se ata kërkojnë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ngase kjo qeveri ka dështuar në premtimin kryesor për integrimin vendit. Sa i përket qeverisë teknike, ai tha se duhet të ketë, por që ministrat duhet t’i takojnë opozitës shqiptare me qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike. /SHENJA/