Netanyahu sërish në gjykatë i akuzuar për korrupsion

Netanyahu sërish në gjykatë i akuzuar për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të përballet me rifillimin e gjyqit të tij të gjatë për akuza të shumta për korrupsion, pas një pauze për shkak të luftës në Gaza.

Një gjykatë në Jerusalem do të nisë të hënën shqyrtimin e çështjes, e cila fokusohet në disa akuza për korrupsion kundër Netanyahut, sipas raportimeve në mediat izraelite. Gjyqi u ndërpre me një urdhër urgjent nga ministri i drejtësisë i vendit pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Netanyahu është akuzuar për mashtrim, ryshfet dhe shkelje të besimit në tre raste të paraqitura në vitin 2019, të njohura si Rasti 1000, 2000 dhe 4000.

Në Rastin 1000, kryeministri, së bashku me gruan e tij Sara, akuzohen se kanë marrë dhurata, duke përfshirë shampanjë dhe puro, nga producenti i shquar i Hollivudit Arnon Milchan dhe biznesmeni miliarder australian James Packer në këmbim të favoreve politike.

Akuzat për ryshfet sjellin një dënim deri në 10 vjet burg dhe/ose gjobë. Mashtrimi dhe shkelja e besimit dënohen me burgim deri në tre vjet.

Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit ka mohuar çdo keqbërje. Ai pretendon se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” të orkestruar politikisht nga rivalët dhe mediat për ta hequr atë nga detyra. /SHENJA/

MARKETING