(VIDEO) Qeveria në Gaza: Që nga 7 tetori e deri më tani janë zhdukur rreth 6.500 persona

(VIDEO) Qeveria në Gaza: Që nga 7 tetori e deri më tani janë zhdukur rreth 6.500 persona

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor është rritur në 15.207, njoftoi të shtunën Zyra për media e Qeverisë në Gaza, transmeton Anadolu. Në njoftim thuhet se 70 për qind e viktimave janë fëmijë dhe gra dhe se 40.652 persona janë plagosur. “Okupimi vazhdon të zgjerojë bombardimet e tij ndaj civilëve pas përfundimit të pauzës humanitare”, theksohet në deklaratë. Që nga fillimi i konfliktit, 280 punonjës mjekësorë janë vrarë në sulmet izraelite, ndërsa 31 prej tyre, përfshirë drejtorin e spitalit Al-Shifa, Mohammad Abu Salmiy, janë ndaluar për “marrje në pyetje fashiste nën torturë, abuzim dhe uri”. Rreth 130 qendra shëndetësore ishin objektiv i sulmit ndërsa 20 spitale dhe 46 qendra mjekësore janë jashtë funksionit. Qeveria në Gaza po ashtu njoftoi se si pasojë e sulmeve izraelite që nga 7 tetori e deri më tani kundër Rripit të Gazës nuk ka asnjë informacion për rreth 6.500 persona.

Ndërkaq, umri i gazetarëve të vrarë palestinezë nga ushtria izraelite që nga 7 tetori është rritur në 73. Shifra përfshin tre gazetarë që u vranë të premten në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, tha në një konferencë për shtyp Ismail Thaëabteh, kreu i zyrës mediale të qeverisë me bazë në Gaza. Një nga tre të vrarët ishte Montaser Al-Saëaf, kameraman i pavarur i agjencisë Anadolli që raportonte në Gaza. Vëllai i tij dhe të afërm të tjerë u vranë gjithashtu nga sulmet.

Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit ka shënjestruar mbi 400 objektiva në Rripin e Gazës nën bllokadë.  Në një deklaratë nga ushtria vihet në dukje se sulmet ndaj Gazës janë kryer nga toka, ajri dhe deti. Bëhet e ditur se gjatë kësaj, avionët luftarakë kryen mbi 50 sulme ajrore ndaj rajonit Khan Younis për të cilin Izraeli më parë ka pretenduar se është “zonë e sigurt” dhe në të cilën janë strehuar palestinezët nga veriu. /SHENJA/

 

MARKETING