Gabriel nuk deshi të jetë në një tryezë të njejtë me Llavrovin dhe prandaj u largua para kohe

Gabriel nuk deshi të jetë në një tryezë të njejtë me Llavrovin dhe prandaj u largua para kohe

“Nuk mund të qëndroj në një tavolinë me njerëz që kanë manifestime antibullgare dhe anti-evropiane” – ka deklaruar Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Marija Gabriel.

Ajo, ka komentuar pjesëmarrjen e Bullgarisë në Samitin e OSBE-së në Shkup, ku qëndroi disa orë në Maqedoninë e Veriut dhe sikurse Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, u largua nga Shkupi para mbërritjes së Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

“Isha në Shkup për ta respektuar Kryesuesin e OSBE-së. Kishte një darkë me liderët evropian, ku secili prej nesh duhej të deklaronte se jemi aty për shkak se nuk duam ta firmosim vdekjen e OSBE-së. Pas darkës, mendoj se, fizikisht nuk duhej të isha aty dhe u largova. Nuk dua të marrë pjesë me përfaqësues të vendeve që na kanë shpallur armiq” – tha Marija Gabriel – ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Bullgaria nuk lejoi që avioni i Lavrovit ta shfrytëzojë hapësirën ajrore bullgare, për shkak se në këtë fluturim ishte e pranishme edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, e sanksionuar nga autoritetet e BE-së.

Lavrovi erdhi dhe u largua nga Shkupi përmes Greqisë, kurse Zaharova veprimin e Sofjes zyrtare e quajti “marrëzi të rrezikshme”.

MARKETING